Një tjetër hap përpara në shëndetësi, ndërhyrje moderne koronare në Spitalin Memorial Fier

Spitali Rajonal Memorial Fier ka shënuar një tjetër arritje në fushën e kardiologjisë, pas realizimit me sukses të një ndërhyrjeje komplekse koronare, e cila aplikohet për herë të parë në një spital publik në Shqipëri. Bëhet fjalë për procedurën koronare perkutane me qasje retrograde, e shoqëruar me teknikën e avancuar “reverse CART”.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ndërhyrja u krye te një pacient 72-vjeçar, i cili vuante nga një formë e rëndë dhe komplekse e sëmundjes së arterieve koronare, duke paraqitur një nivel të lartë rreziku.

Procedura u realizua nga mjeku kardiolog dr. Amarildo Voci, së bashku me ekipin e hemodinamikës së Spitalit Memorial Fier, pjesë e të cilit ishin dr. Ndriçim Kallashi, dr. Marsjon Qordja, dr. Briand Shehu dhe infermieri Ermir Tajari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërhyrjet koronare perkutane (PCI) kanë si qëllim hapjen e enëve të gjakut të zemrës që janë ngushtuar ose bllokuar, duke mundësuar rikthimin e furnizimit normal me gjak të muskulit të zemrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Teknika e përdorur në këtë rast, qasja retrograde dhe “reverse CART”, konsiderohet një metodë e avancuar që aplikohet në situata të ndërlikuara, kur ndërhyrjet standarde nuk janë të mjaftueshme. Ajo u jep mundësi mjekëve të trajtojnë raste të vështira të sëmundjeve koronare dhe të ofrojnë alternativa të reja për pacientët me risk të lartë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?