Një tjetër karburant bllokohet, Rama: Çdo trim do ta paguajë
Kryeministri Edi Rama vijon të publikojë foto nga pikat e karburanteve që janë mbyllur, pasi janë kapur me shkelje nga aksioni anti-informalitet. Rasti që ka publikuar Rama është një pikë karburanti në Durrës. Përmes postimi në facebook, kryeministri thekson se nuk ka asnjë shans që pompat e karburanteve të derdhin naftë, duke thithur lekët që u takojnë konsumatorëve dhe shtetit.
“Jo jo, s’ka asnjë shans më që pompat e karburanteve të derdhin naftë, duke thithur lekët që u takojnë konsumatorëve dhe shtetit. Çdo “trim” që do të vazhdojë ta bëjë, do kapet dhe do ta paguajë shumëfish. Të gjithë të barabartë para ligjit Zero Tolerancë ndaj abuzuesve”.
Aksioni është shtrirë në të gjithë vendin duke sjellë kontrolle të rrepa nga depozitat në Porto Romano dhe deri në skajin më të largët për pompat.
KOHA JONË SONDAZH

