Një tjetër parkim publik nëntokësor i shtohet kryeqytetit, do ketë edhe hapësira rekreative (FOTO)

Rritja e numrit të banorëve në kryeqytet e po ashtu edhe automjeteve në qarkullim ka bërë që bashkia e Tiranës të zgjerojë kapacitetet e parkimit në qytet.

Dy kate nëntokësore me 117 vende parkimi dhe hapësira sportive e rekreative në sipërfaqe i shtohet Tiranës. Parkimi do të jetë i vendosur në hyrjen jugore të Parkut të Madh të Liqenit Artificial, pranë rrugës “Hiqmet Buzi”.

Sipas bashkisë së Tiranës, projekti synon të krijojë më shumë vende parkimi dhe një organizim më të mirë të zonës, duke ruajtur njëkohësisht hapësirën e gjelbër dhe publike të Parkut të Madh. Konkretisht kjo ndërhyrje ka për qëllim të përthithë një pjesë të kërkesës për parkim të vizitorëve të Liqenit Artificial në dy nivele nëntokësore dhe të përmirësojë organizimin e aksesit në hyrjen jugore të parkut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Parkimi do të pajiset gjithashtu me sisteme ventilimi, kamera monitorimi, kontroll aksesi dhe ndriçim modern.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?