Një tjetër protestues i lënduar në Tiranë, transportohet me ambulancë
Situata në protestën që po zhvillohet në Tiranë vijon të mbetet e tensionuar. Një tjetër person i lënduar është marrë nga ambulanca për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ekipet e urgjencës janë në terren dhe po ndërhyjnë për t’u ardhur në ndihmë personave të prekur nga incidentet gjatë tubimit. Deri më tani, nuk ka ende të dhëna të konfirmuara mbi identitetin e personit të transportuar apo gjendjen e tij shëndetësore.
Protesta është shoqëruar me përplasje mes qytetarëve dhe forcave të policisë. Për menaxhimin e situatës dhe shpërndarjen e turmës, efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë.
A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?
Results
Vota totale: 10044

