Një tjetër shtet njeh patentat shqiptare

Një ndër problematikat për Shqipërinë dhe shqiptarët është edhe mosnjohja e patentave në shtete të ndryshme. Ndërsa sot raportohet se një tjetër shtet ka njohur lejet e drejtimit shqiptare, duke iu dhënë një mundësi më shumë shoferëve pop se jo edhe një mundësi më shumë emigrimi për shqiptarët.

Bëhet fjalë për Turqinë e cila ka vendosur të njohë lejet e drejtimit të Shqipërisë pas një marrëveshje të arritur mes dy shteteve e cila është publikuar në fletoren zyrtare.

Bëhet fjalë për një marrëveshje të ndërsjellë mes dy shteteve ndërsa lejet e drejtimit shqiptare do njihen në Turqi ato turke do njihen në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

VENDIM PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË, PËR NJOHJEN E NDËRSJELLË DHE SHKËMBIMIN E LEJEVE TË DREJTIMIT.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, për njohjen e ndërsjellë dhe shkëmbimin e lejeve të drejtimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?