Një tjetër tërmet me magnitudë 6.2 godet Indonezinë lindore
Tërmeti goditi në një thellësi prej 120 kilometrash, afërsisht 58 kilometra në perëndim të Tobelos në provincën Maluku të Veriut, dhe zyrtarët konfirmuan se nuk ka kërcënim për cunami.
Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë të Rihterit goditi Indonezinë lindore të premten, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), pa raportime të menjëhershme për dëme ose viktima.
Dridhja ndodhi në një thellësi prej 120 kilometrash, afërsisht 58 kilometra në perëndim të Tobelos në provincën Maluku të Veriut, në orën 11:31 sipas kohës lokale (02:31 GMT).
“Isha ulur dhe po pija kafe në një tezgë buzë rrugës kur papritmas karrigia ime filloi të lëkundej. U panikova për një moment sepse jam ende i traumatizuar nga tërmetet e kaluara”, tha për agjencinë e lajmeve AFP Umar Abbas, një banor i Ternate, i vendosur rreth 114 kilometra nga epiqendra.
Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës e Indonezisë (BMKG) deklaroi se tërmeti nuk paraqiste kërcënim për cunami.
Indonezia dhe vendet fqinje përjetojnë aktivitet të shpeshtë sizmik për shkak të pozicionit të tyre në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, një hark me aktivitet të fortë vullkanik dhe tektonik që shtrihet nga Japonia përmes Azisë Juglindore dhe përgjatë pellgut të Paqësorit.
AV/KJ
KOHA JONË SONDAZH

