Një tjetër viktimë nga moti i keq, gjendet i pajetë në det peshkatari në Sarandë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën detare pranë ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë një 61-vjeçar.
Viktima është identifikuar si Mihal Zoi, peshkatar. Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det. Gjatë kërkimeve, policia ka gjetur edhe mjetin e tij lundrues, i cili rezultonte i fundosur.
Sipas burimeve, Zoi dyshohet të ketë dalë në det që të martën para se zona të përfshihej nga stuhia e fortë me erë dhe dallgë të mëdha.
Sipas burimeve, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe po heton në dy pista: mbytje aksidentale si pasojë e motit të keq dhe vetëmbytje.
Njoftimi i Policisë
Sot, rreth orës 11:00, përballë Ishujve të Ksamilit, është konstatuar trupi i pajetë i shtetasit M. Z., 61 vjeç, peshkatar.
Nga këqyrja paraprake e kryer në vendngjarje dyshohet se shtetasi ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në ujë, pasi dyshohet se kishte dalë për peshkim.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur edhe mjetin lundrues me të cilin 61-vjeçari dyshohet se kishte dalë për peshkim.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

