Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:35 Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet Të paktën 300 shkolla në Itali u evakuuan pas një alarmi për bombë të dërguar me email, njoftoi ministri i arsimit Giuseppe Valditara, i…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Një tur në datat më të rëndësishme të historisë së PD-së

Aktualitet E enjte, 31 Mars 2022 16:26
Një tur në datat më të rëndësishme të historisë së PD-së
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Lutfi Dervishi

Autobuzi me përfaqësues të Partive Popullore Europiane erdhi në Tiranë për t’u sqaruar rreth situatës të turbullt që po kalon partia simotër prej një viti. Në bllokun e shënimit të kryetarit të delegacionit të zgjeruar ishte shënuar: “nga prilli në prill, 12 muaj luftë civile”

Autobuzi u parkua në selinë e PD-së. Të ftuarit u bën kurioz rreth një pllakate xhami. “Kjo i kushtohet 300 themeluesve të Partisë Demokratike” – sqaroi ciceroni- ndërsa këtu, në këtë shesh historik që do të kthehemi sërish pas dy orësh ka mbajtur fjalimin historik Lulzim Basha më 27 prill 2021, dy ditë pas humbjes së zgjedhjeve të treta parlamentare, ku shpalli: Tani fillon lufta! Në parantezë, lufta në PD, nisi disa ditë më pas, saktësisht më 19 maj, me shpalljen non – grata të ish kryetarit të PD-së Sali Berisha. Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës që nisi një vit më pas përfundoi, ndërsa lufta civile në PD- vijon.

Më pas përfaqësuesit e EPP-së, u futën në selinë e kryetarit të PD-së

Në këtë zyrë ka punuar Lulzim Basha. Ai u zgjodh kryetar i PD-së me 13 qershor 2021 me 81% të votave të anëtarësisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në këtë zyrë, vijoi Ciceroni, janë marrë vendime shumë të rëndësishme. Vendimi më i rëndësishëm që ka marrë zoti Basha, nuk ka qenë dalja nga Parlamenti, mos futja në zgjedhjet lokale, por ka qenë vendimi i datës 9 shtator 2021 për të ngrirë, ish kryetarin Berisha nga grupi parlamentar. Vendimi i datës 9 shtator ishte si të thuash 11 shtatori i PD-së. Të nesërmen e kësaj dite, Lul Basha u quajt, Lul Pengu.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nga selia e PD-së, autobuzi ndaloi te Stadiumi Air Albania

“Këtu në këtë stadium është mbajtur Kuvendi Historik i datës 11 dhjetor 2021 ku 5000 delegatë të Partisë Demokratike në mënyrë krejt demokratike shkarkuan me shumicë dërrmuese votash, kryetarin, kryesinë, sekretariatin, këshillin kombëtar të partisë.

Pa mbaruar ciceroni autobuzi u afrua në Pallatin e Kongreseve:

Ndërsa këtu Kuvendi i Partisë Demokratike, me kryetar Lulzim Bashën, me votën e 5004 delegatëve të ulur në 1870 karrike konfirmoi përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar për shkak të “non gratës” amerikane.

Në të njëjtën ditë, anëtarësia e PD konfirmoi vendimin në referendum për të shkarkuar Lulzim Bashën me 99% të votave. Mos harroni që 6 muaj më parë ishte zgjedhur me 81% të votave të anëtarëve.

Mund t'ju interesojë

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshmin...

Para 15 minutash
Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next...

Para 19 minutash
Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Para 20 minutash

Nga pallati kongreseve, autobuzi ndaloi para kryeminstrisë.

Këtu është selia e qeverisë së krimit, që ka vjedhur zgjedhjet rregullisht më 2017, 2021 dhe do t’i grabisë sërish sa herë të ketë zgjedhje. Demokratët kanë protestuar shumë, por kjo seli është e vështirë të merret sepse kryeministri blindon dyert, ndërsa xhamat që shikoni janë edhe ata të blinduar. Siç e shikoni ky kryeministër jo vetëm që nuk mban premtimet, por edhe tallet. Ja ka vënë instalacionin me tre kuaj. Po të ishte një kalë do të mendonim për kalin e Trojës, por meqë ka vendosur tre kjo do të thotë se ai tallet me “trekëndëshin e Bermudës

Pak më tej autobuzi ndaloi para Presidencës.

Këtu ka banuar për 5 vjet Ilir Meta. Socialistët u përpoqën dy herë për ta shkarkuar, por nuk e shkarkuan dot. Kjo godinë ishte nisur për selinë e Ambasadës Sovjetike…

Nuk jemi interesuar se çfarë ka bërë Presidentin se ai i përket së majtës ndërhyri një nga anëtarët e EPP-së.

– Ka rëndësi – tha ciceroni se ky person përshpejtoi shkarkimin e Bashës, me vendimin për të mbajtur zgjedhjet e pjesshme në 6 mars në 6 bashki që ishte betuar që për 666 vjet nuk do të kishte zgjedhje që nuk i njihte.

Autobuzi u kthye sërish te selia e PD-së për të përnduar turin history.

Këtu është selia e PD-së, e njëjta. PD ka zhvilluar në jetën e saj 32 vjeçare shumë beteja me socialistët, por betejën më të përgjakshme e ka zhvilluar më 8 janar.

Kjo betejë për selinë e PD-së, e mbështetësve të Berishës përfundoi me gaz lotsjellës dhe shkopinj gome të cilët policia i përdori për të shpërndarë protestuesit paqësorë që kishin ardhur me shkallë, hunj, kokëdashi dhe mjete të tjera paqësore. Nga ky moment, kryetari në detyrë i PD-së quhej Lul Brava.

Më pas, siç ju thashë më parë, erdhi 6 marsi dhe kandidatët e Berishës fituan dhe çdo gjë ndryshoi. Lulzim Basha dha dorëheqjen dhe nga ajo ditë ju hoq epiteti, pengu, brava- dhe akuzat si agjent i rusëve dhe i Taulant Ballës (kryetar i grupit parlametar në PS-në).

Deputetët që mbështesnin ish kryetarin e PD-së kaluan te Berisha me justifikimin që kishin 6 muaj të gënjyer me Bashën.

Ditën pas dorëheqjes së Bashës, mbështetësit e Berishës erdhën dhe morën godinën. Atë ditë ra si çmimi hekurit ashtu edhe i skrapit. Dhjetëra ton hekur, dhe xhama të blinduar u larguan nga selia dhe tani kjo seli është në dorë të demokratëve që po shohin drejt së ardhmes.

PD tani është më e hapur, më e bashkuar më e sigurtë!

Zotërinj- përfundoi ciceroni shpjegimin- këta (duke ju referuar drejtuesve të PD-së) për momentin janë shumë të zënë me njëri-tjetrin sa nuk po gjejnë dot kohë të heqin Ramën.

Etiketat e lidhura

Lutfi DervishiPD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet
Para 6 minutash

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 14 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time
Para 15 minutash

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime
Para 19 minutash

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Int...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.