Një vajzë e re në Greqi plagos dy shqiptare

Mediat greke raportojnë se kanë arrestuar një 22 vjeçare, e cila ka sulmuar dy shqiptare dhe një greke. Sipas të njëjtave burime, e reja binte pre e talljeve për paraqitjen e saj. E ndodhur në këto kushte, ajo nuk ka nguruar që të sulmojë tre vajza të reja, dy prej tyre me origjinë shqiptare. Raportohet se një 22 vjeçare ka plagosur me thikë tre shoqe të klasës në shkollën teknike të OAED-it në Renti. 22 vjeçarja çdo ditë binte viktimë e ngacmimeve për paraqitjen e saj. Tre nxënëset, dy me origjinë shqiptare, 20 dhe 22 vjeçe dhe një greke e moshës 20 vjeçe, janë dërguar në spitalin Attikon, për t'ju dhënë ndihma e parë shëndetësore, pasi kishin plagë në duar.

Mësohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur dy thika, të cilat janë përdorur në sulmin në fjalë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?