FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Një valë e fuqishme të nxehti pritet të godasë Italinë dhe rajonin e Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë

Po vjen një valë e fuqishme të nxehti që pritet të godasë Italinë dhe rajonin e Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë, gjatë javës që vjen. Sipas të dhënave meteorologjike, një anticiklon i fuqishëm do të pozicionohet mbi gadishullin italian, duke sjellë rritje të ndjeshme temperaturash nga jugu në veri të vendit.

Parashikimet tregojnë se nxehtësia e madhe nuk do të kufizohet vetëm në Itali, por do të shtrihet edhe në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, ku temperaturat pritet të kalojnë vlerat mesatare sezonale. Moti përvëlues do të përfshijë thuajse të gjithë territorin, ndërsa vetëm zonat alpine dhe lartësitë malore mund të përjetojnë një freski relative.

Sinoptikanët paralajmërojnë se kjo situatë mund të sjellë ditë me temperatura mbi 37°C në disa qytete të Shqipërisë, sidomos në zonat e ulëta dhe ato pranë bregdetit. Gjithashtu, rekomandohet kujdes i shtuar për grupet e ndjeshme ndaj nxehtësisë, si të moshuarit dhe fëmijët, si dhe shmangia e ekspozimit të zgjatur në diell gjatë orëve të pikut.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?