Një vatër e re koronavirusi në Fier, si u infektuan 6 pjestarë të një familjeje
Aktualitet E Mërkurë, 8 Prill 2020 11:20
Edhe në Fier janë zbuluar persona të tjerë të infektuar me koronavirus.
Bëhet fjalë për anëtarët e një familjeje në lagjen periferike të Fierit, Çeligrad.
Nuk dihet ende se si janë infektuar gjashtë anëtarët e familjes, ndërsa ISHP është duke kryer hetimin epidemiologjik.
Me gjashtë rastet e sotme, Fieri shkon në një total prej 32 personash të prekur deri më tani.