Një viktimë në aksin Levan-Tepelenë, makina me familjarë bie në humnerë

Një person rreth 45 vjeç ka gjetur vdekjen pasditen e sotme në aksin Levan – Tepelenë, në afërsi të fshatit Kremenar, pasi makina që drejtonte ra në një humnerë.

Viktima quhet Flamur Ismaili; ai ishte duke udhëtuar me familjen e tij në kohën kur makina e tij devijoi nga rruga dhe ra disa metra poshtë. Pjesëtarët e tjerë të familjes janë plagosur.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbuluar rrethanat e aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?