Një vit luftë! Ukraina stoike, USA/NATO/BE më të vendosur

Nga Piro Ahmetaj

Në kapacitetin e Ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonit dhe NATO-s, kam ndjekur me interes të shtuar 365 ditë/netë luftime në fushëbetejën “me/për Ukrainën”.

Në vijim po paraqes një përmbledhje të mësimeve strategjike, nga 1 vit i përballjes stoike të Ukrainës si dhe vendosmërisë së Aleancës Transatlantike (USA/NATO/BE) në fushëbetejën me të keqen e përbashkët, Rusinë-Putiniste:

Swiss Digital Desktop Reklama

Si sot një vit mē parë, në 24 Shkurt 2022, regjimi Putinit j’u rikthye përqasjes neo-naziste të ndryshimit të kufijve shtetërore, statusquosë dhe hartës gjeopolitike nëpërmjet agresionit ushtarak.

Swiss Digital Mobile Reklama

Para një viti, Rusia-Putiniste e nisi agresionin, jo vetëm me konceptet, armatimet dhe mendjet e ndyshkura por edhe me ambicie dhe objektiva perandorake (nënkupto paranojake). Por, mbas një viti luftimesh rezulton e rraskapitur, edhe më e izoluar dhe më e diskredituar.

Pavarësisht përpjekjeve të dëshpëruara muajin e fundit për të rimarë inisiativën strategjike si dhe restauruar moralin e rrënuar, në fakt, në përballjen me Ukrainen gjatë vitit 2022 Rusia humbi: “reth 40% të teritoreve të pushtuara (Mëmës-Rusi); 120 mijë të vrarë, mbi 3 Trilion €, ose 2 herë më shumë se Prodhimi i Përgjithshëm Neto i Rusisë për 2022 (1.7 trilion €); moralin e ushtrisë dhe kohezionin e kombit Rus; epërsinë si dhe iniciativën strategjike”!

Përgjatë një viti luftimesh, u vërtetua se agresioni ushtarak i Rusisë-Putiniste, nuk ishte vetëm kundër sovranitetit të Ukrainës por edhe: “kërcenim serioz ndaj rendit global të sigurisë, kufijve të demokracisë, vlerave perëndimore si dhe ndaj interesave të Aleancës Euro-Atlantike (USA/NATO/BE)”.

Por mbas një viti luftimesh të përgjakshme, mund të them me bindje se, Rusia-Putiniste i humbi me turp betejat për të testuar kohezionin mes 30 vendeve të NATO-s, edhe duke kërcënuar “si shtet terrorist” me gazin si arë gjeopolitike apo me përdorimin e armëve bërthamore. Në të kundërt, gjatë 2022, mbi 50 miliard € armatim dhe pajisje ushtarake moderne, etj janë prova që tregojnë për kohezionin e përforcuar dhe vendosmërinë e Alancës Transatlantike në mbështetje të Ukrainës.

Po ashtu, mbas një viti lufte, Rusia gjendet edhe më e izoluat nga bota e qytetëruar: “vetëm 4 shtete terroriste e njohën këtë aventure neo-naziste”; për shkak të kësaj lufte rrezikon seriozisht përjashtimin nga 5-shja vendimarrëse e Këshillit të Sigurimit/OKB si dhe besoj jo shumë vonë, Putini, Zullumqarët dhe Gjeneralët e Tij do të përgjigjen për krime kundër njerëzimit në Gjykatën Ndërkombëtare.

Përgjatë 1 viti lufte, Putinit refuzonin t’i jepnin dorën edhe autokratët e Azis Ju-lindore, ndërsa si aleat të Rusisë kanë mbetur vëtëm regjimet terroriste, si Irani, Korea e Veriut dhe Junta e Malit.

Jo vetëm përgjatë këtij viti, Rusia keq-dështoi për të ndezur një front të ri lufte duke frymëzuar grupet kriminale, axhendën e politikanëve dhe pushtetarëve të korruptuar si dhe ekstremistët e tipit Dodik në Ballkan, apo duke ricikluar oshilacionet e Beogradit zyrtar për të kërcënuar me agresion ushtarak sovranitetin teritorial të Republikës së Kosovës, njëkohësisht edhe ndaj prezencës së NATO/KFOR ?!

Thënë sa më sipër, një vit luftime me “superfuqinë e kapur nga paranojat e ambicieve staliniste”, treguan se krahas përballjes sublime të Ukrainës, fati i luftës mbetet i ndërlidhur nga mbështetja e perëndimit. Prandaj SHBA, UK, Gjermania dhe pothuaj të gjitha vendet e NATO-s kanë konfirmuar dërgimin e tankeve (Abrams, Challenger dhe Leopard) të gjeneratës se fundit, të cilët do të vendosin fatin e luftës në tokë.

Në terma financiare, paketa e mbështetjes së Ukrainës nga perëndimi, USA, UK, Norvegji, Gjermani dhe vendet e NATO-s (sisteme Patriot, Dronë, Tanke, etj) e konfirmuar për vitin 2023 arrin mbi 100 miliard €.

Ndërsa Samiti Historik i BE në Kiev (3 Shkurt) dhe vetëm 2 ditë më parë (22/02), vizita si “suprizë – strategjike” e Presidentit të SHBA, Joe Biden, demostrojnë vëndosmërinë e palëkundur të perëndimit për ta mbështetur pa kompromis Ukrainën deri në fitoren përfundimtare ndaj të keqes së përbashkët, Rusisë-Putiniste.

Në përmbyllje, për titull të këtij opinioni, kam përzgjedhur të citoj Ish-kryeministrin e UK, Blair: “falë rezistencës stoike të Ukrainës dhe vendosmërisē se Perëndimit”, Rusia – Putiniste do ta humbas luftën si dhe do të gjynjëzohet nē përballjen fuqinë ushtarake, kohezionin e përforcuar dhe interesat gjeopolitike të Aleancës Euroatlantike (USA/NATO/BE)!

Me këtë rast, nuk kemi pse të mos e përshëndesim, rolin aktiv të Republikës së Shqipërisë, si rrjedhojë e përfaqësimit krah SHBA-ve në Këshillin e Sigurimit të OKB; për mbështetjen e pa kushtëzuar të vendimarrjeve në NATO dhe kontributeve me shumë se modeste që RSh vijon ti japë Ukrainës martire.

Në shtesë, do këshilloja faktorët politik & aktorët shtetërorë të Tiranës që: “humbja e luftës, kolapsi ekonomik dhe diskretitimi ndërkombëtar, përfshi në Ballkan që e pret Rusinë, është një rrethanë e favorrshme gjeopolitike në dobi të faktorizimit të RSh në tavolinat e vendimarrjeve të mëdha (SHBA/NATO/UN) për të mbrojtur dhe zhvilluar interesat Kombëtare në Rajon, Mesdhe, etj“!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?