Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 23:03 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike Reforma zgjedhore dhe mundësia që qytetarët të zgjedhin drejtpërdrejt përfaqësuesit e tyre u bënë pjesë e debatit në emisionin “Top Story”. Analisti Arian Curri…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Rama në Paris
  • Dorian Puka
  • Rasti 17-vjeçarit
  • Kandidatura për Tiranë
  • Lista Studentore serbe
  • Paga minimale
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Reforma zgjedhore
Lajmet e fundit
Në trend
  • Rama në Paris
  • Dorian Puka
  • Rasti 17-vjeçarit
  • Kandidatura për Tiranë
  • Lista Studentore serbe
  • Paga minimale
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Reforma zgjedhore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Një vit nga ikja e Agim Doçit, nga shndrrimi në jehonë i zërit që kumboi gjëmimshëm në ndërgjegjen tonë kolektive

Aktualitet E martë, 24 Qershor 2025 10:07
Një vit nga ikja e Agim Doçit, nga shndrrimi në jehonë i zërit që kumboi gjëmimshëm në ndërgjegjen tonë kolektive
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Si pak ikje që vijnë për të na thënë, se meritojnë t’i përkasin kujtesës, ishte edhe ajo e Agim Diçit, poetit zëgjëmimshëm, veprimtarit të paepur të kulmimeve kombëtare, polemistit të zjarrtë dhe mendjes së bukur, atij që guxoi të mendonte dhe të shprehej, siç ai e ndjente, pa e vrarë mëndjen, se kishte prej tyre që mendonin ndryshe, që turfullonin dhe shanin, duke nxjerrë në pah kulturën e urrejtjes, si shprehje e papajtueshmërisë.
E megjithatë ai iku, iku për të mbetur këtu, shumë më shumë se çfarë do të mund të marrë me vete në këtë ikje që ju dha një vit më parë, më 24 qershor 2024. Iku pa e përmbushur plotësisht misionin e tij, sepse kishte gjithnjë diçka për të thënë, për të bërë.
Por sa qëndroi, 76 vite, nejti si burrat. Nuk ju dresht asnjë përleshjeje, siç nuk i dredhoi asnjë prite. Luftoi me zë, me zemër e me shpirt, për të fituar, Agim Doçin dhe përjetësinë. Dhe nuk ishte pak ajo çfarë ai arriti, çfarë ai bëri, çfarë ai deshi. Ndoshta la ndonjë gjë pa përfunduar, por ato që ai bëri, i bëri si deshti, duke bërë më të mirën dhe duke u shpërblyer, jo dhe aq me lavdi dhe merita, se sa me përmbushje të shpirtit.
Dje ikja, sot mungimi i Agim Doçit, rreket të na tregojë, se ai nxitoi për të ikur larg, jo duke hequr dorë apo bishtnuar ndeshjeve ku u përlesh me zjarr dhe zell. Shkoi i lodhur dhe i lënduar, prej një të tashmeje, të cilën u përpoq ta ftillonte, por pa i’a dalë dot, edhe pse bëri të pamundurën. Iku në paqe ai shpirt i temperuar në kudhrën e një bote trazimtare. Iku me poetin, tekstshkruesin e këngëve dhe këndimeve, me polemistin, me zërin e potershëm dhe ironinë therëse, fabulën e thellë dhe cinizmin shpues. Kujtojmë sot atë që nuk është prej një viti, atë që na bëri të qeshnim dhe të mendonim, ta donim dhe urrenim. Po, atë që na tregoi se të jesh intelektual me integritet në një kohë të sunduar nga poshtërsia dhe mbrapshtia, ishte njëjtë si të merrje në shpinë dhe në shpirt, barrën e rëndë të apostullit. Ndoshta ai nuk kishte një doktrinë për të shpërndarë, por fjalën dhe qëndrimin e bëri tempull. Nuk zbriti nga Kryqi si një shenjtor, por nuk la kryq pa hypur e gozhdë pa provuar. Bëri dishepullin dhe provoi ndëshkimet si heretik. Kishte flakë fjalën dhe zjarr qëndrimin, ishte një Ante në një truall që dridhej dhe përpëlitej.
Në ikje, Agim Doçi la çfarë do t’i mungojë studiove televizive, zërave të tendosur dhe qëndrimeve shkundullitëse. Ikja e tij do të lërë një vend bosh në tempullin e poezisë dhe këngës, në lartësimin ku ai e çoi fjalën.
Sot nuk na mungon vetëm Agim Doçi, por zëri dhe mendimet e tij ishin gjithnjë të potershme, sepse vetëm kësisoj do të ishte e mundur të dëgjohej intelektuali dhe veprimtari i vlerave, ai që e donte me mish e me shpirt këtë vend, anipse në një mënyrë që të shumtë ishin ata që nuk e kuptuan, por jo të paktë ata që e patën “halë në sy”.
Ai duhej të dëgjohej me sesbën dhe e meritonte këtë, sepse kishte gjithnjë diçka për të thënë. Nga një media në tjetrën, nga një televizion në tjetrin, ai ishte qendra dhe gjithë projektorët e vëmendjes ishin gjithnjë drejt tij. Me atë tipin gjithnjë të befasishëm dhe shpërthyes, solli përmasat e një modeli origjinal.
Erdhi dhe iku për të mbetur një fenomen poetik dhe mediatik, një përmasë e patëdytë dhe e ndryshtë e qasjes për të komunikuar dhe reaguar. Ku kishte tym, ai ishte zjarri, dhe diti të dritte dhe të digjte, si pakkush.
Agim Doçi nuk kishte një model krahasues, sepse ishte vetë identiteti i tij unik, ajo çfarë përfaqësoi dhe ngulmueshëm kërkoi të ishte aty, aty ku ai guxoi gjithnjë të ndeshej. Ndoshta në këtë beteja, ai ishte më donkishotesk se vetë Don Kishoti i Servantes, i një periudhe kalorësiake që vinte në një kohë të pakohë, për të mbajtur qëndrime, për të shprehur rezerva, për të ngritur zërin kundër, e pse jo, për të patur gjithnjë të drejtë.
Sa ishte në këtë jetë, nuk e vrau mendjen dhe aq së çfarë do të thuhej për të, ndërsa çfarë kishte mbetur për në banesën e fundit, ishte çfarë ai nuk ishte. Sepse çfarë ai ishte, do të mbetet përgjithnjë, një zë i zemërimshëm që zëshëm kumbon, një shpirt i paepur që rend odisedave për të gjetur Itakën e prehjes së përgjithmonshme.
Po të kishte të drejtë fjale, ironie dhe cinizmi, shpërthimi të zemërimshëm dhe shkundullitje ndërmendëse, Agim Doçi, me patjetër edhe sot, ndoshta jo si një vit më parë, për gjithë atë shtirje dhe kortezh maskash, por si një vit më pas, për harrimin që merr atë, siç s’pati mëshirë të merrte të tjerë dhe do të kujdeset për të gjithë.
E megjithatë, kujtesa për Agim Doçin në këtë përvjetor, është obligim shpirtëror dhe shërbesë qytetari, për secilin që ndjen se zëri dhe vepra e tij meriton t’i përkasi kujtesës.

Mund t'ju interesojë

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

Para 5 orësh
Koka debat me deputetin e PS, ngre pikëpyetje për Veliajn: Priti një mesazh tjetër në burg, por mori një tjetër

Koka debat me deputetin e PS, ngre pikëpyetje për Veliajn: Priti një mesazh tjetër në b...

Para 6 orësh
VIDEO/ Rama pritet nga Presidenti Macron në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes

VIDEO/ Rama pritet nga Presidenti Macron në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes

Para 6 orësh

Etiketat e lidhura

Agim Doçialbert vataj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 5 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

LIVE në Prime/ Zoja e sfidon Anjezën: Hajde, kapëm për flokësh
Para 6 orësh

LIVE në Prime/ Zoja e sfidon Anjezën: Hajde, kapëm për flokësh

E ardhmja e Calhanoglut te Interi: Pesë dilema kontraktuale
Para 6 orësh

E ardhmja e Calhanoglut te Interi: Pesë dilema kontraktuale

Koka debat me deputetin e PS, ngre pikëpyetje për Veliajn: Priti një mesazh tjetër në burg, por mori një tjetër
Para 6 orësh

Koka debat me deputetin e PS, ngre pikëpyetje për Veliajn: Priti një mesazh tjetër në burg, por mori n...

Më të lexuarat

1 Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!
Para 13 orësh

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!

2 Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë
Para 9 orësh

Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë

3 Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!
Para 10 orësh

Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!

4 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 5 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.