Një vjeshtë e thatë, reshjet e shiut do zgjasin deri të…
Ditët e fundit vendi ynë është shoqëruar nga një mot i paqëndrueshëm, temperatura të larta hera-herës dhe reshje shiu. Mëngjesin e sotëm kryesisht në veri të vendit ka pasur reshje shiu të larta. Meterologia Arjola Bani jep arsyet se pse dhe sa do te zgjasë shiu përgjatë kësaj jave.
Zonat më të prekura nga reshjet e shiut kane qenë ato veriore dhe veriperëndimore konkretisht Kukës, Pukë Peshkopi por edhe Shkodra dhe Lezha. Deri të enjten në orët e para të mëngjesit presim prezencë të dukshme të reshjeve ku do kemi reshje mesatare dhe me intensive në zonat veriore dhe pjesërisht me zonat qendrore.
Moti përmirësohet të enjten në mesditë dhe në vijim duke bërë që dita e premte e shtunë dhe e djelë të jenë kryesisht në mbizotërimin e motit të kthjellët. Dita e djeshme ka pasur shi me baltë, pse ndodhi kjo?
Duke qenë se gjatë fundjavës kemi pasur qarkullim të masave ajrore nga veriu i Afrikës për pasojë edhe forcimin e parametrit të erës dhe prezencën e pluhurit ndaj vranësirat dhe reshjet e shiut në territor sollën shiun me baltë.