“Njeri i keq!” Banorët flasin pas skandalit të përdhunimit të të miturës nga 46-vjeçari
Të shokuar kanë mbetur banorët e Verdovës në Pogradec, pas ngjarjes së rëndë, të përdhunimit të të miturës nga 46-vjeçari B.Bizgjoni.
Banorë të zonës e quajnë atë një njeri të keq, jo të saktë, që merrte të miturat.
Bizgjoni është babai i dy vajzave dhe vajza e abuzuar ishte shoqe me njërën prej vajzave të tij.
Sipas banorëve 13-vjeçarja kishte gati një vit në shtëpinë e tij.
“I njohim si familje. Njeri i saktë nuk ishte, njeri i keq. Merr të miturat. E dëgjova këtë histori. kishte gati një vit vajza këtu. Shkonte e bija e merrte, shkonte e shoqja e merrte. Nuk e di a kishte dijeni e shoqja. Me vajzën e abuzuar një përshëndetje, mëngjes e aksham. I kam folur ç’kërkon andej, çfarë e ke, vete me çupën, gjoja e mëson e bija për shkollën”, ka thënë sot për mediat një nga banorët e zonës.