Njëri siguronte kokainën, tjetri klientët, 2 të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës  arrestoi dy persona si rezultat i një operacioni antidrogë gjatë së sotme.

Njëri nga të arrestuarit, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës së pandërprerë për kapjen e personave që qarkullojnë me lëndë narkotike apo merren me shpërndarjen e tyre dhe të personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore që janë shpallur në kërkim, pas një pune hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Klienti”. Si rezultat u bë arrestimin në flagrancë i shtetasve: B.S.(Z)., 35 vjeç, i shpallur në kërkim për llogari të DVP Dibër, për veprat penale “Vrasja me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”dhe A. A., 33 vjeç, banues në Tiranë.”, njofton policia.

Gjithashtu autoritetet njoftojnë se shtetasi B. S.(Z)., me anë të lidhjeve të tij shoqërore siguronte sasi të mëdha lënde narkotike të llojit kokaine, të cilën ia jepte më pas shtetasit A. A., që ta shiste në doza të vogla, te klientë të ndryshëm në qytetin e Tiranës, me sasi nga 100 gramë deri në 1 kg, kundrejt vlerës 45 euro për gram.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

SHKARKO APP