“Njeriu i memeve” i bashkohet protestës: Qëndroni fort, rinia katalizatori i ndryshimit

Genc Sejko, i njohur si ‘njeriu i memeve’ i është bashkuar protestës së sotme që po zhvillohet përpara Kryeministrisë. Në një prononcim për gazetaren e “ABC”-së, ai tha se “kam ardhur si mbështetës. Do të ndjek kudo njerëzit. Mesazhi im është që të qëndrojnë fort në atë që besojnë. Rinia është katalizatori i cdo ndryshimi të madh”.

Ndryshe nga dy tubimet e tjera, mbrëmjen e sotme është caktuar që të mbahet përpara Kryeministrisë, pasi ministri i Brendshëm u dorëhoq. Por jo vetëm vendi, edhe kërkesat kanë ndryshuar. Tashmë protestuesit, të organizuar në rrjetet sociale kërkojnë largimin e drejtorit të policisë së shtetit, Ardi Veliu.

Dita e trete e tubimit per vrasjen e te riut, protestuesit kerkojne largimin e Ardi Veliut

/Abcnews.al

SHKARKO APP