Njeriu që i vuri lakun monumentit të Enver Hoxhës, dorëzon medaljen: Kjo nuk është Shqipëria që ëndërruam
Astrit Hatellari është personi që në një momenti kyç në historinë e Shqipërisë, ka qenë aktor kryesor, pasi ka vendosur të ndërmarrë një veprim kurajoz.
Është njeriu që 24 vite më parë, në 20 shkurt 1991, i vuri lakun te dora e pasme monumentit të Enver Hoxhës.
56-vjeçari është një burrë energjik, që flet qetë e nuk shan, edhe pse jeta e ka përballur me lloj-lloj sfidash.
Por sot, në 24-vjetorin e aktit të tij, Astrit Hatellari, ka vendosur të dorëzojë në Presidencë medaljen “Pishtar i Demokracisë”, një medalje që i është akorduar 5 vite më parë nga ishpresidenti Bamir Topi.
Motivi është i thjeshtë: kjo nuk ishte Shqipëria që ai e shokët e tij ëndërronin.
KOHA JONË SONDAZH

