Njësia e Dekriminalizimit për kryebashkiakët e PS: Për Babanin dhe Ismailaj presim letërporositë
Aktualitet E Enjte, 12 Nëntor 2020 12:15
Njësia e Dekriminalizimit ka bërë me dije se për dy kryebashkiakët socialist të Vaut të Dejës, Mark Babani dhe Qerim Ismailaj të Mallakastrës janë në pritje të letër porosive. Për këta dy kryebashkiakë, opozita akuzoi Prokurorinë e Përgjithshme se po pengojnë dekriminalizimin. Mësohet se në një bilanc kohor prej 9 muajsh, nga janari-shtator 2020 janë bërë 61 verifikime dhe i kanë kaluar KQZ-së dhe Departamentit të Administratës Publike.