Njësia e qarkullimit rrugor, plan masash për Ditën e Verës

Muaji mars për çdo qytetar elbasanas mbart brenda saj festën e “Ditës së Verës”, e quajtur edhe festa e luleve.

Kjo festë tashmë ka marrë përmasa të mëdha në të gjithë vendin, si festa e gjallërimit të natyrës dhe shpirtit, paqes dhe harmonisë, gëzimit dhe dashurisë njerëzore.  Festa zakonisht nis gjallërinë e saj mbrëmjen e 13 marsit, për të vijuar të gjithë ditën e datës 14 deri sa dielli nis të perëndojë.

Më 14 mars qyteti pritet të jetë i mbingarkuar, ndaj edhe vëmendja e policisë në një datë të tillë do të jetë më e lartë. Dita e verës pritet të jetë e ngarkuar edhe për njësinë e rrugores në Elbasan, e cila tashmë ka gati planin e masave të hartuar prej saj për të përballuar fluksin e lartë të mjeteve që do të hyjnë në qytet.

Shefi i sektorit të qarkullimit rrugor, Luan Shehu, shprehet se, është hartuar një plan i gjërë masash që garanton qytetarët për gadishmërinë e rrugores në datat e shënuara. Njësia e rrugores ka planifikuar që për personalitetet e larta të vërë në gadishmëri një rrugë të veçantë.

Sakaq, në ditët festive janë planifikuar të angazhohen efektivat e reja, të cilat do të monitorojnë situatën në çdo kryqëzim të qytetit, ndërsa do të drejtojnë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve për intenerarin e lejueshëm që duhet të ndjekin.

SHKARKO APP