Njihen sot me akuzat, Tom Doshi shkon në prokurori, Mark Frroku në spital

Deputeti  Tom Doshi është paraqitur sot rreth orës 10.00 në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, duke e vizituar atë vetëm dy ditë  pas lirimit nga arresti shtëpiak. Mësohet se Doshit do t’i komunikohet zyrtarisht akuza nga përfaqësuesit e prokurorisë. Deputeti Tom Doshi akuzohet për kallzim të rremë, kanosje dhe deklarim të  rremë  para prokurorit lidhur me pretendimet për vrasjen e tij e të një deputeti tjetër, Mhill Fufi, me porosi të Ilir Metës.

Pas qëndrimit për gati një  muaj në  arrest shtëpie, deputeti Doshi është lënë tashmë i lirë nga Gjykata e Lartë, me të drejtë paraqitje në prokurori.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, edhe sot rreth orës 11.00 është lajmëruar edhe deputeti tjetër demokristian,  Mark Frroku që do të njihet me akuzat nga prokuroria. Frroku ndodhet nën masën e arrestit me burg, por për shkaqe shëndetësore është i shtruar prej disa ditëve në spital. Atij  do t’i komunikohet  akuza për të njëjtën çështje nga prokurorët ne spitalin privat, ku edhe do të njihet me mbylljen e hetimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?