Njoftim i OSSH: Punimet për linjën e re, ja zonat ku do të ndërpritet furnizimi me energji në Malësinë e Madhe
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) njoftoi se, për shkak të punimeve për ndërtimin e linjës së re 35 kV Koplik–Dedaj–Bogë, do të kryhet stakim i planifikuar i energjisë elektrike në disa zona të Bashkisë Malësi e Madhe.
Sipas OSSH-së, ndërprerja e furnizimit me energji elektrike do të realizohet në datat 29 dhe 30 qershor, si dhe 1 korrik, në intervalin 08:00–17:00, për shkak të punimeve në rrjet.
Nga stakimi do të preken zonat Shkrel, Goraj, Katund Kastrati dhe Gradiskije, të cilat furnizohen nga fidri Zagora i Nënstacionit Koplik.
OSSH bën të ditur se ndërprerja e përkohshme e energjisë është e nevojshme për të garantuar zhvillimin e punimeve në kushte sigurie dhe për përfundimin e investimit në rrjetin elektrik.
“Për shkak të punimeve për ndërtimin e linjës së re 35 kV Koplik–Dedaj–Bogë, OSSH është e detyruar të stakojë energjinë elektrike që vjen nga fidri Zagora i Nënstacionit Koplik. Energjia elektrike do të mungojë në datat 29-30 qershor dhe 1 korrik, në orarin 08:00–17:00. OSSH kërkon mirëkuptimin e abonentëve për stakimin e nevojshëm si masë sigurie që lejon zhvillimin e punimeve në rrjetin elektrik”, thuhet në njoftimin e OSHEE -së.
Sipas OSSH-së, ndërtimi i linjës së re 35 kV Koplik–Dedaj–Bogë është pjesë e investimeve për fuqizimin e rrjetit të shpërndarjes dhe rritjen e cilësisë e sigurisë së furnizimit me energji elektrike për banorët dhe bizneset e zonës.
ATSH
KOHA JONË SONDAZH

