Njoftimi i kryeministrit që la pa gjumë ministrat dhe deputetët. A ka ardhur një ZARF I ZI nga SPAK?!

Edi Rama jo rrallë njofton për mbledhje të jashtëzakonshme. Që ditën e premte u lajmëruan ministrat dhe deputetët se kush mungon të martën ora 10.00 më mirë të mos paraqitet më në punë apo në sallën e Kuvendit.

Përveç deputetes Mimi Kodheli e cila të shtunën ka ikur në drejtim të Selisë së NATO-s, pasi ka funksione të larta drejtuese si deputete, të tjerët nuk kanë fjetur gjumë.

Edi Rama shkruan në profilin e tij në facebook si për t’ua bërë fundjavën dhe ditën e pushimit të hënën (ishte festë e Pashkëve Ortodokse), pra të gjithë me zemër në dorë, diçka që lë dyshime.

Ja se çfarë poston Rama: “PARTIA SOCIALISTE.

Qeverisja-Ligji-Korrupsioni dhe një Nismë e Re Kombëtare për SHQIPËRINË2030. Adresim për Grupin Parlamentar dhe Kabinetin Qeveritar”.

Sot, ditë e martë ora 10.00 fillon kryeministri live.

Shumë hamendje janë mbledhur nga e premta e njoftimit urgjent. Disa thonë se ka ardhur ZARFI I ZI nga SPAK te kryesia e Kuvendit, të tjerë shprehen se jo në Parlament; siç ka zëra se kryeministri do të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare në fund shtatori të këtij viti.

Në të vertetë vetëm Rama dhe Zoti e dijnë se çfarë do u thotë sot ora 10.00!

SHKARKO APP