Njohja e patentave, marrëveshja me Italinë botohet në Fletoren Zyrtare. Ja ç’duhet të dini

Qeveria shqiptare ka miratuar në Fletoren Zyrtare marrëveshjen me qeverinë italiane për njohjen e patentave.

Me këtë vendim, të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë marrë një leje drejtimi në Shqipëri dhe që vizitojnë shtetin përtej Adriatikut ose punojnë do të kryejnë konvertimin e patentës pa patur nevojë për prova teorike dhe praktike.

“Marrëveshja do të ketë një kohëzgjatje prej 5 vjetësh. Duke filluar një vit para përfundimit të afatit, palët do të fillojnë konsultimet për të vijuar me rinovimin e kësaj marrëveshjejenë mënyrë që të mos ndodhë ndërprerja, qoftë edhe e përkohshmee konvertimit të lejeve të drejtimit“, thuhet ndër të tjera në vendim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marrëveshja u nënshkrua pak ditë më parë në Tiranë nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ndërsa për palën italiane nga ambasadori i Italisë në vendin tonë, Fabrizio Bucci.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?