Noka ambasadorit italian: Na jepni të dhënat e monitorimit të drogës
Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë në Parlament, Flamur Noka i drejtohet me një letër përfaqësuesit të shtetit italian në Tiranë
Nisur nga të dhënat dramatike sipas tij, të përhapjes së drogës, kultivimit e trafikimit të saj në gjithë territorin e vendit dhe sidomos nga informacionet se ky fenomen menaxhohet nga drejtuesit e Edi Ramës në Policinë e Shtetit, ai i kërkon ambasadorit Cutillo, ku i kërkon që komisioni i sigurisë të vihet në dijeni të raportit te monitorimit nga ajri nga Guardia di Financa.
Noka thekson se qeveria dhe Edi Rama kanë tendencën ti fshehin rezultatet e monitorimit të terrenit nga ajri, dhe është në interesin më të lartë publik, dhe në interes të sigurisë kombëtare që Komisioni i Sigurisë të vihet në dijeni të imazheve e të dhënave të përftuara nga ky monitorim.
Kujtojmë se nënkryetari i Komisionit të Sigurisë iu drejtua ambasadorit Italian me një kërkesë me 19 prill të këtij viti, për të kryer sa më shpejt fotografimin dhe filmimin e parcelave me drogë nga ajri me anë të avionëve të Guardia di Financa, sipas marrëveshjes mes qeverisë italiane dhe qeverisë shqiptare të vitit 2011.
KOHA JONË SONDAZH

