FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Noka: Rama dhe Berisha janë në panik

Nard Ndoka e cilëson protestën qytetare si ngjarjen më të rëndësishme të 35 viteve të pluralizmit në Shqipëri, duke vlerësuar pjesëmarrjen e qytetarëve si një shenjë shprese dhe reagimi të pavarur nga ndikimi politik.

Sipas Ndokës, protesta rrëzoi perceptimin se qytetarët dhe të rinjtë nuk reagojnë ndaj zhvillimeve politike, ndërsa shtoi se ajo ka shqetësuar si mazhorancën ashtu edhe opozitën. Ai deklaroi se kryeministri Edi Rama është i frikësuar nga reagimi qytetar, ndërsa opozita ndodhet në një pozitë të vështirë pasi e ka konsideruar tradicionalisht sheshin si territor të saj politik.

Ndoka kritikoi gjithashtu sistemin politik aktual, duke e cilësuar të bllokuar nga dy forcat kryesore politike dhe argumentoi se marrëveshjet e viteve të kaluara kanë vendosur pengesa për partitë e reja. Megjithatë, ai tha se protestat po krijojnë një shpresë të re për ndryshim, ndonëse e konsideron të vështirë depërtimin në sistemin ekzistues.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?