FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Noka: Rama nuk ka çfarë thotë, ka qeverisur me krimin e korrupsionin

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, kandidati për deputet Flamur Noka u shpreh se Rama kur nuk ka çfarë thotë ofron batuta, por shtoi se ai ka qeverisur me krimin.

Noka: Kur Rama nuk ka çfarë thotë, ai ofron batutën, por shqiptarët nuk mund të ushqehen dhe të shkollohen me batuta. Kjo qeveri nuk ka qeverisur për shqiptarët.

Ashtu sikurse erdhi në pushtet me bandat dhe krijoi një aleancë me korrupsionin. Me këto dy shtylla është mbajtur në këto 8 vite. Kjo gjë është evidente sot dhe mund të ta faktojë çdo qytetar shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Noka u shpreh se Rama në asnjë sondazh nuk del fitues në zgjedhje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Noka: Rama në asnjë sondazhi nuk del fitues. Në vitin 2019 u tregua që as 15% e shqiptarëve nuk e ndoqën pas Rilindjen. Ky është sondazhi më i qartë i cili u faktua. Edhe brenda tyre që shkuan me zor, kishte kundër.

Opozita është duke ecur bindshëm drejt fitores. Kemi program të shkëlqyer që është hartuar nga ekspertët më të mirë. Ky program do të rimëkëmbë ekonominë e këtij vendi të rrënuar. Kostot do të dalin nga paratë e vjedhura nga Rilindja në shtet.  

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?