FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Noka: Të hënën protestë dhe paralizim i Parlamentit

Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka zbuluar sesi do të vijojë aksioni i opozitës, duke thënë se të hënën do të ketë protestë para Parlamentit.

Brenda në sallën e seancave plenare do të protestojnë deputetët e Rithemelimit, të cilët do të tentojnë sërish të bllokojnë punimet e kuvendit. Mbledhja e së hënës i dedikohet vetëm diskutimeve për problemet e qytetarëve dhe nuk janë parashikuar ligje për tu miratuar.

Protestë të hënën në orën 16:30, para Parlamentit. Në kuadër të aksionit tonë opozitar dhe mosbindjes civile, para një Parlamenti që nuk është më i shqiptarëve, por i krimit, inceneratorëve, siç rezultoi dhe nga intervista e Ahmetajt. Ende nuk dihen detajet, nesër Këshilli Kombëtar mblidhet në orën 17:00, dhe një nga pikat e diskutimit do të jetë protesta. Do të ketë axhendë me bllokime, paralizim të institucioneve të këtij shteti, jo vetëm nesër, por në vazhdimësi. Ky vend nuk mund të funksionojë pa demokraci, ne nuk do reshtim”, tha Noka në News 24.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në protestat që demokratët kanë realizuar para parlamentit apo para shtëpisë së liderit të opozitës Berisha nuk kanë marrë pjesë deputetët e drejtuar nga Gazment Bardhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?