”Non grata” e SHBA-së ndaj Berishës, Jorida Tabaku: Shumë mite mbi raportin e PD me SHBA janë thyer
Kandidatja e PD-së në qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku thotë se ”non-grata” e Berishës nuk e pengojnë fushatën zgjedhore që sapo ka nisur. Për të çdo retorikë politike e ngritur me të padrejtë nga PS ka rënë.
”Tashmë shumë mite janë thyer, sa i përket marrëdhënieve me SHBA. PD sot është në të tjera kushte. Strategu i fushatës është ish-këshilltari i Trump. Fushata se ka të bazuar në këtë drjetim. Fushata është e drejtuar te qytetarët. Unë besoj se ndryshimi i qeverisë në SHBA, ka ridimensionim të raportit me Shqipërinë.
Në fund të këtij procesi jam e sigurt se cdo retorikë politike e ngritur me të padrejtë nga PS ka rënë. Nuk është në rend dite se SHBA po bashkëpunon me PD, për njerëzit është një retorikë që nuk ka rëndësi.
“Non grata” 3 vite të shkuara mund të pengonte fushatën, ka rënë. Kanë ndodhur gjëra të pabesuesjhme. Dhe me partnerët evropianë, ka një hapje të PD. Non grata nuk ka rëndësi për qytetarët”,-tha në ”News 24”.
KOHA JONË SONDAZH

