”Nona e kanaçeve” që del milionere e inceneratorëve: Jam invalide dhe pa shtëpi
Afera me inceneratorët nuk ka të sosur. Personazhi tjetër është Merita Hajdari, e cila dje u bë lajm në të gjitha mediat, kjo pasi u paraqit vetë në SPAK. Ajo siguron ushqim nga mbledhja e kanaçeve në kosha, por që në fakt rezulton milionere e inceneratorëve.
“Jam paraqitur se parmbrëmë në darkë njerëzit e mi më kanë parë në televizor, që unë kam dalë biznesmene me dokumente false. Shkova dje te rajoni 3 dhe i thashë “çfarë është kjo gjë që më ka dalë në tv”. Ata më thanë shko te Drejtoria e Madhe dhe ua sqarova.
Më thanë “nuk ke lidhje”. Unë u thashë që emri im diskutohet në tv. Më dhanë ca letra me foto. I mora dhe shkova te SPAK. Më thanë “nuk ke lidhje se nuk është mbiemri jot”. Unë dua drejtësi. Jam pa shtëpi, jam invalide”.