Normalizohet situata pas përmbytjeve në Kurbin

Për Shtabin e Emergjencave të Bashkisë Kurbin kjo fundjavë është ndryshe, prej nga dita e furisë së reshjeve, tërë administrata e Bashkisë dhe Shtabi Emergjencave ndodhen në terren.

Ndonëse situata thuajse ka ndryshuar totalisht, drejtuesit e institucionit vendor janë duke i paraprirë punimeve në zgjerimin e kanalit problematik: Përroj i Laçit, dhe disa kanaleve të tjera kulluese.

Artur Bardhi kreu i Bashkisë Kurbin dhe i Shtabit të emergjencave po ndjek punimet me mjetet që janë duke punuar në disa pika kryesore nga tërë njësia administrative. Janë pesë ekskavatorë dhe një numër punonjësish  nga ndërmarrja shërbimeve nga Bashkia Kurbin të shpërndarë në zonat problematike, ndërsa është kryer një volum i madh pune.

Swiss Digital Desktop Reklama

Janë identifikuar pjesa kryesore e familjeve dhe bizneseve që kanë patur probleme nga përmbytjet, dhe janë rikthyer në banesat e tyre personat e evakuuar. Më tej Artur Bardhi ka shtuar se ka nisur shpërndarja e ndihmave ushqimore tek familjet më të prekuara nga kjo situatë. Shtabi emergjencave ka projektuar dhe kërkesat drejtuar institucioneve qendrore me qëllim dëshpërblimin e dëmeve nga përmbyetjet nga reshjet e mëdha që kanë përfishrë njesinë administrative të Kurbinit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një situatë e paparashikuar nga reshjet e dy ditëve që përjetuam trishtim, ndërsa tashmë ai ka qetësuar qytetarët kurbinas se janë marrë masat e nevojshme në minimizimin e problemeve nga situatat e përmbytjeve. Ahmet Zani

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?