Norvegjia i refuzon azilin, shqiptari kërcënon të hidhet nga çatia (VIDEO)

 

Një shtetas shqiptar në Oslo të Norvegjisë ka vënë në alarm autoritetet vendase, teksa ka kërcënuar se do të hidhej nga çatia e një qendre tregëtare, për shkak se shteti norvegjez i kishte refuzuar azilin.

Një lexues i Ora News, shqiptar që jeton po në Oslo, na vuri në dispozion këtë video ku tregohet një burrë rreth 50-ave, i cili gjendet në çatinë e katit të katërt të Qëndrës Tregtare “GlasMagasinet”.

Mësohet se shtetasi shqiptar ka qëndruar përreth një orë, ndërsa përreth qëndrës tregtare ishin mbledhur forca të shumta policie dhe shërbimit zjarrifës. Pas negociatave, ai i ka dhënë fund qëndrimit në çati dhe ka zbritur ne toke.

SHKARKO APP