Noterja: Arta Vorpsi bëri pagesën zyrtare, unë nuk zëvendësoj presidentin
Arta Vorpsi u betua para noteres duke marrë detyrën si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Betimi u bë sot tek noterja Miranda Xhemalçe.
Në një prononcim për ABC News, noterja është shprehur se gjithçka e ka bërë sipas ligjit, por se nuk mund të zëvendësojë institucionin e Presidentit të Republikës.
“Kam vlerësim maksimal për institucionin e Presidentit. Unë nuk mund ta zëvendësoj atë. Zonja Vorpsi ka kryer pagesën sipas tarifës zyrtare. Noterizova një dokument të nënshkruar jashtë zyrës sime”, shprehet noterja.
KOHA JONË SONDAZH

