Novosela 3 ditë nën ujë, nis tërheqja e Vjosës drejt zonave më të ulëta

Në Novoselë vazhdon të jetë e rënduar situata nga përmbytjet. Uji që ka nisur të tërhiqet drejt zonave më të ulëta në Akërni e Bishan, rrezikon hidrovorin e Akërnisë, i cili nga 5 pompa ka funskionale vetëm 2.

Banorët e Novoselës që nuk patën mundësi të evakuoheshin u strehuan tek fqinjët në katet më të larta.

Banorëve të cilët jetën e kanë të lidhur me bujqësi e blegtori, thonë që dëmi nga Vjosa ishte aq i madh, sa edhe shtëpitë janë bërë të pabanueshme, ndërsa toka është e mbuluar nga balta.

Prej pasdites së të shtunës, Novosela ndodhet nën ujë.

Sot ndonëse niveli I ujit ka rëndë, komuna vazhdon te jetë pa ujë të pijshëm dhe pa energji elektrike, ndërkohë që rruga vijon të jetë e pakalueshme për mjetet e vogla. Për shkak të përmbytjeve shkollat nuk do të funksionojnë në asnjë nga fshatrat e komunës së Novoselës.

Ndërkohë edhe pse gjatë natës nuk ka pasur reshje shiu ura e Mifolit vazhdon të mbetet e bllokuar për makinat e vogla.

Ushtria po shpërndan ndihma, kryesisht veshmbathje e ushqime.

 

 

SHKARKO APP