Nuk dorëzohet prokuroria, kërkon arrest me burg për Ervis Martinaj

Në një kohë kur gjyqtari i Tiranës Artan Gjermeni ka caktuar datën 4 dhjetor 2018, si afatin e fundit që Ervis Martinaj, duhet të qëndrojë në qelitë e paraburgimit 302, prokuroria e Tiranës nuk është dorëzuar, por ka nxituar të apelojë urgjent vendimin, duke kërkuar masën e “arrestit në burg” për Martinaj.

Treshja e prokurorëve Kreshnik Ajazi, Artan Lulaj dhe Anisa Qilimi,kanë dorëzuar dje kërkesën e apelimit, duke kërkuar ndryshimin e vendimit të dhënë nga gjyqtari Gjermeni, që caktonte masën “arrest me burg” 30 ditor për Martinaj, dhe caktimin e masës së “arrestit në burg” për të plagosurin e ngjarjes së 4 tetorit 2018 në kolak “Monopol” që ndodhet në bllok. Sipas argumentave që tre prokurorët kanë përdorur në këtë apelim thuhet se gjyqtari Gjermeni parashtron një mospërputhje në numrin e fundit të IMEI-t 587 dhe 580 të aparatit telefonik.

Prokurorët thonë se në fakt, ky është një argument tërësisht i pabazuar dhe i pavërtetë dhe se gjyqtari Gjermeni ka krijuar një artificë kontradiktoriteti të paqënë në lidhje me faktet objekt hetimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nga të dhënat e administruara në hetim dhe të parashtruara në gjykim rezulton qartësisht se i hetuari Ervis Martinaj ka vepruar në pozicionin e organizatorit të rrethit të personave të tij, ku përfshihen edhe shtetasit e identifikuar deri në këtë fazë të hetimit si viktima Fabian Gaxha dhe i hetuari Eljon Hato, në ngjarjen e datës 4 tetor 2018”-thotë prokuroria në apelimin e saj. Për më tepër prokurorët shtojnë se gjykata nuk ka marrë parasysh rrezikshmërinë shumë të lartë shoqërore të veprës penale dhe e personit të dyshuar, të cilat shprehen në masën e dënimit që parashikon ligji për veprën penale.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Është caktuar masa e sigurimit “Arrest me burg me afat 30 ditë”, për efekt të kryerjes së një akt ekspertimi kontabel. Por akoma deri në këtë moment nuk jemi njohur me arsyetimin e vendimit të gjykatës së Tiranës, nga ku të procedohet me caktimin e ekspertëve kontabël”-thotë prokuroria në apelim.

Argumentat për IMEI e telefonit “Iphone X”

Në vijim të veprimeve hetimore, nga ana e prokurorisë është kërkuar më datë 12 tetor 2018 ndihmë juridike në fushën penale drejtuar autoriteteve gjyqësore të Izraelit. Bashkëlidhur kërkesës për ndihmë juridike pranë autoriteteve izraelitë është dërguar fizikisht edhe aparati telefonik me këto të dhëna: një aparat telefonik marka Iphone, me kasë me ngjyrë të zezë, model X., nr.IMEI 353041099528587.

Këto autoritete kanë ri-sjellë të ekzekutuar letërporosia duke mundësuar zbërthimin dhe evidentimin e kodit hyrës tëpersonalizuar të aparatit telefonik të mësipërm. Më pas, aparati telefonik me nr.IMEI 353041099528587, është dërguar për ekspertim teknik-elektronik pranë Policisë Shkencore Tiranë. Nga specialistët e këtij institucioni është mundësuar ekspertimi teknik ku dhe janë evidentuar të dhëna të plota më rëndësi për faktet objekt hetimi.

Numrat i ngatërroi gjyqtari Gjermeni

Shërbimet e policisë gjyqësore kanë kërkuar të dhënat në lidhje me evidentimin e qelizave, lokimin e vendndodhjes dhe thirrjet hyrëse e dalëse të numrit IMEI 353041099528580 pasi këto shërbime kanë poseduar informacion operativ në lidhje me disa numra IMEI të dyshuar si në përdorim nga i hetuari. Për këtë arsye, pas ngjarjes dhe në vijim të hetimeve, janë kërkuar tabulatet telefonike për një numër të konsiderueshëm numrash IMEI dhe kartash sim për të cilat është poseduar informacion.

Ndër këto numra përfshihet edhe numri IMEI 353041099528580. “Argumenti i dhënë nga gjyqtari Gjermeni, që lidhet me një shkresë drejtuar kompanive telefonike për evidentimin e tabulateve për numrin IMEI 353041099528580 është tërësisht i pabazuar dhe krijon një artificë kontradiktoriteti të paqënë në lidhje me faktet objekt hetimi”-thonë prokurorët. Më tej prokurorët shtojnë në apelimin e tyre se “…rezulton përtej çdo dyshimi të arsyeshëm që aparati telefonik i sekuestruar personit nën hetim Ervis Martinaj ka të dhëna : një aparat telefonik marka Iphone, me kasë me ngjyrë të zezë, model X., nr.IMEI 353041099528587. Përmbajtja e këtij aparati telefonik, përfshirë materialet me foto dhe video, konfirmon faktin që ky aparat është aparati që i ështës ekuestruar të hetuarit Martinaj. Ky fakt nuk është vënë nëdiskutim dhe as është kundërshtuar në asnjë moment nga mbrojtësit e të hetuarit Martinaj”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?