Nuk e dekretoi Lleshin si ministër, Bamir Topi: Ja çfarë do bëja nëse do isha President
Ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili në Top Channel teksa u pyet se çfarë do të bënte nëse do të ishte në vendin e Presidentit aktual Ilir Meta sa i përket dekretimit ose mosdekretimit të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm u shpreh kështu:
“Ka një rregull që është kushtetues dhe nëse kandidati plotëson detyrimet kushtetuese që do të thotë të shkojë në standartin e zgjedhjes së deputetit do e lija në diskrecionin e propozuesit dhe do kisha dhënë dekretin. Nuk do e jepja vetëm nëse ka ndonjë gjë që ende nuk e di. Në rastin e Metës nuk kam informacion të mjaftueshëm. I takon Metës ta bëjë atë. Atëherë pas dekretimit i takon propozuesit të mbartë me vete përgjegjësi morale dhe politike.”
KOHA JONË SONDAZH

