“Nuk e futa në burg Nanon më 2005”, Berisha: I njoh meritën që pranoi rrotacionin
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka treguar ngjarjen me Fatos Nanon me burgosjen e tij, ku thotë se qeveria e tij nuk shtoi asnjë fakt, apo provë kundër tij. Po ashtu Berisha thekson se i njeh meritën që pranoi rrotacionin.
“Ai ka qenë një vendim politik. Pse ka qenë politik? Fatos Nano u burgos njëherë. Në mënyrë absolute, qeveria e Berishës nuk ka shtuar një fakt, një provë, një dokument të vetëm, në dosjen e Fatos Nanos.
Dosjen e ka bërë Shano Korbeci me qeverinë socialiste. Fatos Nanos i njoha një meritë tjetër, që pranoi të bëjë rotacionin.
Më tha dikush, por nuk e lashë për atë, më tha se çfarë qëndrimi do të mbaja unë, dhe thashë që i vlerësoj atij këtë moment dhe nuk kam për t’u marrë se njëherë ishte në burg ai dhe nuk kisha të bëhesha. Absolutisht, edhe mbrapa diellit po të shkoj, Edi Rama do të mbajë llogari”.