“Nuk e njihja Imamin, por e mbrojta ndaj kryeministrit”, Grida Duma për ata që kërkojnë largimin e Bashës: Iu mungojnë argumentat

Deputetja e zgjedhur e PD, Grida Duma, në “Zonë e Lirë” ka komentuar edhe qëndrimin e Arben Imamit, i cili ishte përpara saj i ftuar në emision dhe kërkoi largimin e Bashës nga kreu i PD. Ajo ka përmendur një rast në vitin 2013, kur e ka mbrojtur Ben Imamin ndaj Ramës, i cili kërkonte ta dënonin.

“Unë e mbaj veten në 2013 se shkoj në një emision të Opinionit për të mbrojtur Ben Imamin sepse kryeministri i sapozgjedhur, Edi Rama, bërtiste në Facebook ‘të ndëshkohet’. Nuk kisha asnjë njohje, dmth nuk kisha asnjë kafe, pavarësisht se nuk dija arsyen pse bërtitej kaq shumë ndaj tij nga Rama, e mbrojta me një parim të madh; që një kryeministër nuk mund të ulërasi, organet e drejtësisë vendosin për dënimin. E them këtë se ajo që dëgjoj sot, është një përsëritje. A mund të përdorej nga një spekulant që do donte t’i bënte keq Ben Imamit? Po të donte një spekulant të thoshte pse ky Beni s’u dënua, bashkoi me Ramën që shpëtoi? Ajo që dua të them është kjo; nuk ka argument sepse kërkohet ikja dhe nuk është e argumentuar pse zëvendësimi do ishte më i mirë”, tha Grida Duma.

“Ajo që përsëritet në politikën shqiptare është mungesa e argumentit”, shtoi ajo.

“Ka mungesë sfide më shumë se sa argumenti. Në momentin që një pjesë e partisë ngre një argument, Grida mund të jetë teorikisht shefja e re e opozitës, por nuk e ngre argumentin sot se ajo të zëvendësojë Bashën… Po nuk sfidoi një nga këta të grupit parlamentar, është e kotë”, tha Arjan Çuri.

Grida Duma: Nëse unë sot kam revoltë ndaj politikës prej pusete në Shqipëri, është fati i njerëzve që kanë sakrifikuar deri në fund. Ka plot politikanë që kanë humbur në fillesë dhe kanë fituar më vonë.

Arjan Çuri: Unë e çoj më keq akoma, nuk ka argument fare se sa Basha humb. Nëse trupa poshtë tij e mbështet, ai mund të rrijë gjithë jetën atje. Momentin që nuk del një sfidant i rëndësishëm nga brenda dhe kryesisht ata janë anëtarët e grupit parlamentar, një i nivelit të Gridës apo të këtyre që janë në kupolë, mund ta sfidonin. Në momentin që trupa e mbështet kreun qoftë në një numër të pafund humbjesh, kreu mund të qëndrojë pafund në pushtet.

Grida Duma: Unë deri sot nuk kam parë ende një argument. Kutia e Pandorës në këtë vend nuk është gjë tjetër veçse një kapak pusete.

SHKARKO APP