“Nuk është turp protesta”, avokati Lapaj: Nuk lodhemi. Do të vijojmë

Edhe pse sot pjesëmarrja ishte shumë e ulët në krahasim me ditët e mëparshme, aktivisti Adriatik Lapaj thotë se nuk do të ndalen së protestuari dhe se qeveria duhet të përgjigjet me argumente.

“Kini parasysh që nuk lodhemi. Po u lodhem domethënë që nuk na dalin llogaritë. Problemi është në xhepat e familjeve shqiptare që nuk e përballojnë jetesën në këtë fazë që jemi dhe lipset që të ketë reagim serioz.

Nuk janë të shëndosha argumentet që përdor kryeministri në këtë rast që thotë është turp. Po përse është turp? Në momentin e parë tha se shteti nuk ka punë me këtë situatë, e pas tre ditësh nxori një paketë. Me këtë paketë tregoi se ne kishim të drejtë”, tha Lapaj.

Eni Vasili: Paketa nuk ju kënaq?

Lapaj: Nuk është turp protesta. Turp është se nuk ka në spitale ilaçe. Ata duhet të përgjigjen për menaxhimin e spitalit. Mungojnë ilaçe për të sëmurët me leuçemi.

SHKARKO APP