”Nuk flija dot gjumë nga aknthi”, Rama zbardh sms-në e personazhit publik

Kryeministri Edi Rama, gjatë turit ”Deputeti që duam” që po zhvillon PS-ja në Fier, akuzoi opozitën se po ngjall terror te qytetarët, kryesisht te moshat e reja me deklarata e tyre se spitalet Covid janë në kolaps. Nga ana tjetër, Rama ka ndarë sms-në e një personazhi publik.

”Nuk ka autorizim t’ja përdor emrin, por është një figurë publike që e njihni të gjithë ju. Më thoshte ”Nuk arrija dot të flija gjumë nga ankthi që nëse do të infektohem nuk do të gjeja më shtrat në një spital”. Dhe është një gjë në Shqipëri. Ishte një mesazh çlirimi, nga barra e tmerrshme shpirtërore dhe mendore qe ia kishin çuar si atij edhe shumë të tjerëve, që ia kishte injektuar opozita. Mendoni Hollandën, detyrohen të nxjerrin pacientët në Gjermani se nuk dinë ku t’i çojnë më. Me nuk n aka ndodhur, por larg qoftë të na ndodhë. Por edhe aty ku ndodhin nuk dëgjohen gjëra të tilla. Nuk del opozita në Belgjikë të akuzojë qeverinë për terrorizëm shtetëror se përse u mor ai vendim ekstrem. E kanë marrë”,-tha Rama.

SHKARKO APP