Nuk formohet qeveria e Malit të Zi, shumica s’pranon marrëveshje me Abazoviç

Shumica parlamentare e përbërë nga Fronti Demokratik pro-rus, Demokratët dhe Lëvizja URA e Dritan Abazoviçit nuk ka arritur një marrëveshje për formimin e një qeverie të re.

Qeveria e re do të formohej më 20 janar. Më 29 dhjetor, shumica parlamentare i dha Miograd Llekiçit mandatin që të formojë Qeverinë e re, bazuar në ndryshimet kundërthënëse në Ligjin për presidentin.

Partnerët ndërkombëtarë, posaçërisht Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, vazhdimisht i kanë bërë thirrje shumicës parlamentare që të mos tentojë të formojë Qeverinë e re bazuar në Ligjin për presidentin, duke paralajmëruar se një ekzekutiv i tillë do të kishte legjitimitet të kontestueshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?