Nuk gjejnë shtëpi të sigurtë, shumë familje në Lezhë mbeten në pallate të dëmtuara
Shumë familje në Bashkinë e Lezhës vijojnë të jetojnë në objekte të dëmtuara, pasi thonë se në qytet është bërë e vështirë të gjesh një shtëpi të sigurtë. Lëkundjet e 28 janarit, thonë se i përjetuan keq, por kushtet po i detyrojnë të bashkëjetojnë me rrezikun.
Lëkundjet e 28 janarit, rikthyen frikën tek banorët e Lezhës që vijojnë të banojnë në objekte të shpallura të rrezikshme pas 26 nëntorit të vitit të kaluar.
Banorët thonë se e dinë rrezikun që u kanoset, por janë të detyruar të bashkëjetojnë më të.
“Normal që kemi frikë.”
Ankohen së në Lezhë është bërë e vështirë të gjesh të shtëpi me qira, pasi çmimet janë shumë më të larta nga bonusi i qirasë.
“Frika është për fëmijët por nuk kemi ku të shkojmë. Janë shtrejtuar qiratë kudo.”
“Nuk kemi kërkuar shtëpi se nuk e përballojmë dot.”
Në Bashkinë e Lezhës janë 13 pallate të shpallur të pabanueshëm dhe çdo lëkundje është një “minë me sahat” për banorët që vijojnë të qëndrojnë brenda këtyre objekteve.
Ata kërkojnë ndihmën e shtetit për t’ju gjetur strehim, pasi vetë e kanë të pamundur ndaj dhe qëndrojnë në shtëpitë e dëmtuara.
/Ora News