“Nuk harrohen dëmet spektakolare të këtij mandati, duke u fshehur nga Tirana”

 

Lulzim Basha ka zgjedhur t’i bëjë bisht përballjes me bilancin e tij të dështuar në krye të Bashkisë së Tiranës. Fshihet pas një tjetër kandidati dhe kohët e fundit ka filluar të mos duket më fare në Tiranë. Shpreson se duke u larguar nga Tirana banorët e kryeqytetit kanë për të harruar dështimet spektakolare të këtij mandati.

Qytetarët e Tiranës i mbajnë mend premtimet e Lulit. E mbajnë mend për shembull, premtimin për ndërtimin e korridorit rekreativ të Lumit të Tiranës. Një premtim i bujshëm, i trumbetuar shumë, por që sot është kthyer thjesht në një tjetër mashtrim në listën e gjatë të mashtrimeve të Lulit.

Nuk është çudi që sot të dalë ndonjë tjetër zëdhënëse e Lulzim Bashkës të na deklarojë sesi Luli në fakt e ka ndërtuar këtë korridor, e madje se ky korridor lidhet me linjë tramvaji edhe me bulevardin e ri të Tiranës. Sepse ashtu siç gënjeu gjatë fushatës së 2011, ashtu ka zgjedhur mashtrimin si mënyrën e vetme për t’u përballur me bilancin e dështuar të këtij 4 vjeçari në Bashkinë e Tiranës.

E ka të kotë. Qytetarët e tërë Tiranës e shohin dhe e përjetojnë përditë dështimin dramatik të Lulzim Bashës. Qytetarët e zonës së Lumit të Tiranës e ndjejnë këtë dështim edhe më shumë. Sepse në vend të gjelbërimit, terreneve sportive e këndeve të lojërave që ju premtoi Luli, vazhdojnë sot të përballen me atë mungesë infrastrukture dhe urbanizimi që është kthyer në mallkimin e banorëve të këtyre zonave.

Në 21 qershorit këta banorë do të votojnë për t’i hapur rrugë ndryshimit. Pas 21 qershorit ashtu si banorët e mbarë Tiranës edhe ata do të bëhen dëshmitarë të rikthimit të Tiranës në rrugën e duhur.

SHKARKO APP