Nuk hyri dot në Kuvend, por Ervin Bushati ndihet hero i vogël për PS

Kryetari i PS-së në Tiranë, Ervin Bushati nuk do të jetë më në parlament. Edhe pse ishte i renditur në një vend të sigurtë në listë, ai u spostua nga Fatmir Xhafaj i cili ia doli të thyente herësin dhe të zinte vendin e Bushatit i cili kishte marrë më pak vota.

Por si e komenton këtë Bushati?

Në një prononcim për median paraditen e sotme jashtë parlamentit Bushati humbjen e tij ia kushton dhe votave të pavlefshme, e megjithatë e quajti akt historik.

“Ka shumë vota të pavlefshme. Ishte një sistem i ri dhe shumë nuk e kanë kuptuar mirë. Kur je në një betejë me kundërshtarët  ka zonë kontributi dhe zonë zjarri. Më vjen mirë që kishte një vend të mirë në listë dhe mora përgjejgësinë më të madhe.  Çdo fitore e madhe e ka një akt heroik sado modest. Nëse do isha një hero i vogël i PS-së jam i nderuar.”, tha Bushati.

Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi ishin dy deputetët që thyen herësin dhe ia dolën të hynin në kuvend duke marrë mbi 10mijë vota.

SHKARKO APP