“Nuk i duroja dot më shakatë e tij, ndaj e vrava”

Engjëll Hodaj, 32-vjeçari që vrau bashkëfshatarin e tij ditën e djeshme në Mallakastër, ka shpjeguar në polici arsyet e krimit të rëndë.

Ai ka thënë se 21-vjeçarin Eduart Zotaj e vrau pasi nuk i duronte dot më shakatë e tij.

Hodaj e vrau atë me çifte, ndërsa plagosi edhe një person tjetër.

Mendohet se ata ishin në gjendje të dehur në momentin e krimit.

Pas vrasjes, Hodaj u vetëdorëzua në polici ku dhe ka dhënë shpjegime për krimin e rëndë.

SHKARKO APP