FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nuk i ndal as shiu, fermerët e Myzeqesë protestë te Ministria e Bujqësisë: Duam rimbursime, s’jemi për lëmoshë!

Fermerët e Myzeqesë e kanë transferuar protestën e tyre në Tiranë, kërkojnë subvencione nga qeveria. Pavarësisht kushteve atmosferike, për shkak të rreshjeve të shiut, me pankarta në duar para Ministrisë së Bujqësisë, fermerët bëjnë thirrje që të rimbursohen për investimet e tyre.

“S’kemi marrë asnjë lekë subvencion. Ne kërkojmë që të ulet çmimi i naftës pasi e marrim me 1700-1800. Një tjetër pikë është që të ngrihet një laborator për nritjen e cilësisë së produktit. I kërkojmë AKU që të bëjë detyrën e saj dhe ministrisë së Bujqësisë. Nuk e merr njeri përsipër që të sigurojë serat. Kemi aplikuar për këto fonde, por s’kemi marrë asnjë”,- tha një prej protestuesve për News24.

“Ministri e turpit”, “S’jemi për lëmoshë”, mes këtyre thirrjeve dhe shumë të tjera, fermerët kanë kërkuar që fondi që është përcaktuar për bujqësinë t’u jepet atyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?