Nuk ishte aksident por vrasje e qëllimshme, policia zbardh ngjarjen në Mirditë
Policia zbardh ngjarjen e ndodhur të mërkurën e 17 shkurtit 2021 në fshatin Bungaj të Mirditës, ku u aksidentua për vdekje Mark Deda 68-vjeç.
Pas veprimeve hetimore ka rezultuar se aksidenti ka qenë i qëllimshëm dhe në orët e pasditës të së mërkurës, është prerë fletë arresti për autorin e ngjarjes shtetasin Mhill Gega 60-vjeç banues në Bungaj.
Ndaj tij është ngritur akuza e “vrasjes me dashje” dhe materialet janë referuar në prokurorinë e rrethit gjyqësor Lezhë.
Konflikti që nisi 1 vit më parë
Sipas burimeve autori dhe viktima kishin patur konflikte të vazhdueshme me njëri tjetrin prej më shumë se 1 viti dhe për këtë ka qenë në dijeni edhe policia.
Madje pak kohë më parë Mark Deda bashkë me djalin e tij e kishin rrahur autorin e ngjarjes në baneses e tij dhe pas kësaj situatë konflikti mes tyre kishte agravuar edhe më tej.
Trupi i viktimës u gjet në rrugën e fshatit Bungaj nga banor të zonës të cilët njoftuan menjëherë policinë në lidhje me ngjarjen.
Nga tëresia e veprimeve hetimore rezulton se autori e ka goditur nga pas me makinë 68-vjeçarin dhe më pas është larguar, për tu ndaluar nga policia pak ore pas ngjarjes.
Fillimisht u dyshua për një aksident rrugor, por më pas u faktua se ngjarje kishte qenë e qëllimshme, kjo referuar dhe konflikteve të mëparshme që kishin patur autori dhe viktima.