Nuk iu përmbajt marrëveshjes për ndryshimin e teksteve shkollore, Greqia hedh akuza ndaj Shqipërisë

Greqia dhe Shqipëria kishin rënë dakord për një marrëveshje që i dedikohej ndryshimit në tekstet e librave të gjeografisë dhe historisë përfshirë hartat dhe fotografitë. Palët ranë dakord në vitin 2018 që të heqin referencat si “territoret shqiptare në Greqi” në librat shqiptarë. Por sipas tyre, nuk ka pasur ndryshime në dhe akuzojnë Shqipërinë se vazhdon të kultivojë “irredentizëm” në tekstet shkollore.

Shqetësimi është ngritur deri në Komisionin Europian nga eurodeputeti grek i “Demokracisë së Re”, Manolis Kefalogiannis. “Sipas autoriteteve të Bashkimit Europian, kjo kërkesë themelore do të forconte marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe të siguronte që fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë të mos keqinformohen”, thotë eurodeputeti grek.

Dekordësia e tyre duhet të hynte në fuqi në shtator të vitit 2019 pasi thonë se kjo kërkesë themelore do të konsolidonte marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe do të sigurojë që të rinjtë shqiptarë të mos keqinformohen.

Për më tepër, thonë se ana shqiptare nuk i është përgjigjur kërkesave të njëpasnjëshme të Greqisë për infomacion./Faxweb.al

SHKARKO APP