Nuk ka më viza në pasaportë, vendimi që mori Britania e Madhe
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë ka njoftuar se sistemi britanik i emigracionit po hyn në një fazë të re dixhitalizimi. Duke nisur nga ky fund muaji, të gjithë vizitorët që kanë nevojë për vizë për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar do të pajisen me vizë elektronike, e njohur si eVisa, duke zëvendësuar përfundimisht vizat e printuara në pasaportë.
Sipas njoftimit zyrtar, eVisa është një regjistrim dixhital që përmban të dhënat e identitetit dhe statusit të imigracionit të personit, përfshirë llojin e vizës apo lejen e qëndrimit. Ajo përfshin gjithashtu kushtet e qëndrimit, si të drejtën për të punuar apo studiuar në Mbretërinë e Bashkuar.
Autoritetet britanike bëjnë të ditur se vizat elektronike do të zëvendësojnë gradualisht të gjitha dokumentet fizike të imigracionit. Lejet biometrike të qëndrimit janë zëvendësuar tashmë nga sistemi i ri, ndërsa në vijim do të hiqen edhe kartat biometrike të qëndrimit, si dhe pullat apo ngjitëset tradicionale në pasaporta.
Në shumicën e rasteve, aplikantët do të pajisen me eVisa pasi aplikimi i tyre për vizë ose për një formë tjetër lejeje qëndrimi të jetë miratuar me sukses.
Ky ndryshim synon të rrisë sigurinë, të thjeshtojë procedurat administrative dhe të modernizojë sistemin e kontrollit të emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar.
Çfarë është një eVisa
Një eVisa është një regjistrim dixhital që përmban:
– identitetin tuaj dhe statusin tuaj të imigracionit, për shembull llojin e vizës që keni ose nëse keni leje të pacaktuar qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar
– kushtet e statusit tuaj, për shembull nëse ju lejohet të punoni ose të studioni në Mbretërinë e Bashkuar
eVisa po zëvendëson dokumentet fizike të imigracionit.
Lejet biometrike të qëndrimit janë zëvendësuar tashmë nga eVisa. Sistemi i ri do të zëvendësojë gjithashtu:
– kartat biometrike të qëndrimit
– vulat me bojë të lagësht ose ngjitëset në pasaporta
Zakonisht do të pajiseni me eVisa pasi aplikimi juaj për vizë ose për një lloj tjetër lejeje qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar të miratohet me sukses.
KOHA JONË SONDAZH

